Artur Guni, president i ri i Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor

Alpinizem

Artur Guni, president i ri i Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 21:07
Artur Guni, president i ri i Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor

Sot në Asamblenë e Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor, u mbajt procesi zgjedhor për president të Federatës dhe kryesinë e re të saj! Me vota unanime, të të gjitha shoqatave, u zgjodh Presidentit i FSHALTM z. Artur Guni! Arturi zëvendësoi ish presidentin Jani Ziso, i cili e mbante këtë detyrë prej 4 mandatesh! 

Gjithashtu u zgjodh kryesia e re, ku për herë të parë u zgjodh nje grua!

Kryesia e re: 1. Lindita Mekshi 2. Përparim Laçi 3. Kujtim Onuzi 4. Fisnik Muça 5. Alush Qereshniku 6. Alkens Deneko. 

Image

Pamje nga Kuvendi

Kush eshte Artur Guni?  Puna aktuale: Drejtor Rajonal DRSHTRR Elbasan. 
Aktualisht është dhe pedagog i jashtem, “Ekonomi-Turizem” Fakulteti Ekonomik, Departamenti Marketing-Inxhinieri.

Image

Gjatë votimit

Trajner i Ekipit të Alpinizmit, KS Elbasani (sot AST ELBASANI), që nga viti1996 
Edukimet dhe trajnimet: Master profesional ne "Ekonomi dhe e drejtë në sektorin publik". 
Master Shkencor në, “E drejta Civile". 

Master shkencor në, Administrim Biznes. 
Licensuar për “ Drejtim dhe trajnim sportistësh dhe Udhërrëfyes Malor“ në Republiken e Shqipërisë nga Federata e Alpinizmit dhe Turizmit Malor Shqiptar. 

Mjeshtër sporti në Sportin e Alpinizmit, dhënë nga FSHALTM! 

Image

Gjatë kuvendit

Disa nga ngjitjet ndërkombëtare në Male : 1. Elbrus- Rusi (Maja më e lartë e kontinentit Europian), 2. Kazbek- Gjeorgji, 3. Mont Blanc- Francë (Maja më e lartë e Europës), 4. Grand Paradiso- Itali, 5.Kilimanjaro –Tanzani, Afrikë (Maja më e lartë e Kontinentit Afrikan), 6. Ararat- Turqi, 7. Maja e Olimpit –Greqi, 8. Mali i Sharrit, "Tito vrv" –Tetovë-Maqedonia e Veriut, 9. Maja Musalla-Bullgari (Maja më e lartë e Ballkanit), 10. Maja Kaçkar-Turqi, etj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat