Everesti, maja më e lartë e botës është...

Alpinizem

Everesti, maja më e lartë e botës është...

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 17:26
Everesti, maja më e lartë e botës është...

Mali Everest është i lartë saktësisht 8,848.86 metra: ai zyrtarisht është "rritur" me 86 centimetra nga matja e fundit e cila daton në vitin 1954, viti i pushtimit të majës dhe që vendosi "çatinë e botës"në 8,848 metra mbi nivelin e detit.

Kjo shifra e re u njoftua bashkërisht nga Kina dhe Nepal, dy vende që ndajnë malin dhe kufiri i të cilave kalon pikërisht përmes majës.

Disa gjeologë kanë sugjeruar që një tërmet i madh në 2015 mund të ketë pasur një ndikim në lartësinë e malit.

Të tjerë kanë argumentuar se Everesti, si majat e tjera të Himalajeve, mund të jenë rritur me kalimin e kohës për shkak të zhvendosjes së pllakave tektonike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat