Uta e Maleve dhe tri majat më të rrezikshme të Tokës!

Alpinizem

Uta e Maleve dhe tri majat më të rrezikshme të Tokës!

Nga: Abdurahim Abdushi Më: 7 janar 2021 Në ora: 22:24
Uta Ibrahimi

Për Utën, goxha shpejt, çdo gjë do të bëhet skajshmërisht serioze. Së shpejti alpinist(i)ja më e suksesshme mbarëkombëtare, me pesë maja mbi 8.000 metërshe në bagazhin e saj alpinist, do t`ia mësyjë tri majave fare pak të ngjitura, dhe me vdekshmëri më të lartë në planetin Tokë – Anapurna, K2 dhe Makalu. Këtu raporti i ngjitjeve krahasuar me aksidentet fatale është jashtzakonisht i lartë dhe shtrihet nga 100:10 në Makalu dhe 100:26 në K2, deri në 100:40 në Anapurna. Këto dhe shumë të dhëna tjera teknike e statistikore, mund të merren nga interneti i mbushur deri në buzë. Ajo çfarë e bën këtë projekt kaq të veçantë është vet alpinistja e lartësive Uta Ibrahimi! 

Çfarë është Uta? Shumë çka, por gjithsesi jo të dhëna matematikore dhe statistikë.  

„Ju jeni, ajo çfarë bëni“ 

… është një thënie sa e thjeshtë aq edhe e qëlluar, e legjendës së alpinizmit Rajnhold Mesner, e cila vlen edhe në këtë rast. Shumë shpejt, trajnimet, përzgjedhja e majave, sigurimi i mjeteve finansiare, rezervimi i fluturimit, plotësimi i pajisjeve e të tjerë, më nuk do të jenë preokupimi saj. Vëmendja e saj, për një kohë, do të përqendrohet vetëm në gjërat më thelbësore që posedojmë që nga zanafilla e jetës njerëzore, andaj edhe perceptimi i dimensionit kohë, tek ajo do të dallojë shumë nga yni. Fokusi i saj nuk do të jetë në planifikimin e ditës së nesërme, por në mënyrën se si ta mbijetojë momentin.  

Derisa K2`shi është teknikisht maja më e vështira në Tokë, maja Anapurna, që është pagëzuar me emrin e perëndeshës hinduiste „të bollëkut” – Anapurna, është më e rrezikshmja në Tokë, ndërsa Makalu renditet pranë tyre. Në këtë frymë, Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës i dëshiron alpinistes Uta Ibrahimi suksese, shumë vullnet e mbi të gjtha shëndet, kuptohet me bollëk apo „alla-anapurna“.

Për më shumë: https://utalaya.com/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat