Arineta Mula del e para në maratonën malore në Vodno-Matka të Shkupit

Alpinizem

Arineta Mula del e para në maratonën malore në Vodno-Matka të Shkupit

Më: 27 mars 2021 Në ora: 23:14
Arineta Mula

Alpinistja Arineta Mula, ka zënë vendin e parë në garën e vrapimit që është mbajtur në Vodno-Matka të Shkupit në Maqedoninë e Veriut.

Kjo ishte një maratonë malore me 42 kilometra dhe me 3,100 metra ngjitje malore.

Këtë e kanë bërë të ditur me anë të një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook nga Kosova Trail Running Association.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat