Pas vdekjes së babait, ky është vendimi i vështirë i Utës, alpinistes së njohur të Kosovës 

Alpinizem

Pas vdekjes së babait, ky është vendimi i vështirë i Utës, alpinistes së njohur të Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 maj 2021 Në ora: 18:44
Pas vdekjes së babait, ky është vendimi i vështirë i Utës, alpinistes së njohur të Kosovës 

Alpinistja e mirënjohur e Kosovës, Uta Ibrahimi, iu është drejtuar me një letër të hapur e të gjatë opinionit të Republikës së Kosovës, e  kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët, se po kalon ditë më të vështira, për faktin se kur i vdiq babai ditë më parë, ishte duke u përgatitur për t’u ngjitur në njërën nga majat më të larta në botë. 

Uta me zemër të thyer, mori vendimin më të vështirë, e cila përmes letrës së saj e ka sqaruar fije e për pe. 

Janë ditë shumë të vështira për krenarinë tonë, por e cila po ndihet krenare që ka shumë miq e shok dhe që ka marrë me mijëra mesazhe ngushëlluese, që e bëjnë të qëndrojë edhe më e fortë pas humbjes të më shtrenjtit të familjes. 

Image

Uta Ibrahimi: Fotografija e fundit para se me u nis - Maja Dhaulagiri, Nepal, Himalayas!

 

“Pas ngjitjes dhe suksesit në majën Anapurna, e vendosa me vazhduar më tutje edhe në ngjitjen në majën Dhaulagiri...

U ndjeva mirë, edhe e fortë, Bibi e Ana veç kishin bë më mirë, pas Covidit, e kisha shpirtin e qetë edhe pse ngjitja ne Annapunra ishte shumë e vështirë fizikisht dhe mentalisht.

Gjeta përkrahjen e shumë njerëzve për me vazhduar më tutje, edhe pse ende nuk i kisha siguruar mjetet financiare, me publikimin nëpër rrjete sociale dhe me ndihmën e Federatës Bjeshkatare të Kosovës dhe disa Shoqatave Bjeshkatare në Kosove, u sigurua 20% i mjeteve, e me pas edhe 20% tjetër nga shoqëria ime dhe organizata të tjera (do ta publikoj listën në ditët në vazhdim).Ishim duke e pritur motin e mirë, për me shku drejt majës, edhe pse ende nuk janë fiksuar litarët, por kishim të gjithë energji të mirë, kisha shumë shpresa që do të ia dalim majës së bashku, gjithashtu isha e sigurt që gjithçka në shtëpi është mirë.

Kur e mora lajmin për vdekjen e babës, Bibit, s’ishim bashkë në tent me shoqen time meksikane Viridiana me te cilën u bëmë si motra dhe e kemi përkrahjen njëra - tjetrën në secilin gëzim e dhimbje për këto dy muaj.

Image

Uta me të ndjerin, babain e saj

 

E para që dojsha me bë me gjithë zemrën ke me mund me kthye kohën veç 1 ditë ma përpara, e me ja dëgjua zërin veç edhe një herë... e tani ja nisa menjëherë me menduar se qysh me u kthye, e tek vonë dikur mendova, ndoshta edhe mundem me ndejt edhe me vazhduar ekspeditën.

Ke tepër e vështirë me vendos çka me bë. 

Ana me tha shko drejt majës, e zemra me thoshte shko të Ana... e gjithashtu, e dijsha që Bibi jem kish dashtë që unë me e ndjek ëndrrën time...

Me vendos me u kthye, përveç që e humba mundësinë me e ngjit një maje shpejt e mirë, gjithashtu isha e obliguar ndaj donatorëve për pagesën që e kishin bë, e gjithashtu ende jam e obliguar me paguar edhe 50% të pagesës tjetër, të cilat as nuk i kam e as s’kam qysh me i siguruar më. 

Me vendos me vazhduar më tutje, për 2 ditë qëndrimi në Kamp Bazë, s'ma thoshte as zemra e as mendja!

Kisha qejf me mundur me ja lënë këtë vendim dikujt tjetër. Ja nisa me ju lut qiellit, gurëve edhe malit! 
Dhaulagiri, në mëngjes në ditën kur e lash, ishte e mbyllur me mjegull edhe e mërzitur, mu duk që po bashkëndjen me mu! 

Sa isha duke fol me telefon satelitor me Mingmen nga kompania e helikopterëve - me tha që ka me sjell ushqime ne Kamp Bazë dhe nëse dua me u kthye, mundem me u kthye me helikopter në Kathmandu, por tha, nuk mundet me u nis sepse moti është i keq gjithkah nëpër male dhe shpresat për me ardh ishin shumë të vogla!  

U gëzova që vendimin tim, ja lash nënës natyre, edhe sa isha duke fol me Vi-në, veç ja nisi me rrezuar dielli edhe për 40 minuta erdh helikopteri në kamp dhe u ktheva në Kathmandu!

Tash, sa po pres që nesër me u kthye në shpi, po mendoj se cili u kanë vendimi i duhur! 

Gjatë ditës se djeshme, edhe sot, kam marr mijëra mesazhe, nga shoqe e shok, edhe nga njerëz të tjerë, të cilët ose e kanë njohur Bibin tim, ose veç e kanë pa në fotografitë e mia, apo veç e kanë përcjell jetën time, e disa prej tyre, kanë qenë mesazhe që unë jam e fortë edhe mundem me vazhduar ekspeditën dhe duhet me shty veten. etj.

E shumë të tjera kanë qenë mesazhe që kanë ndje dhimbjen bashkë me mu, e që Bibi jem është krenar me çka bëj, e shumë prej tyte që unë duhet me qenë krenare se çfarë bibi kam pas, që, krejt në fund nuk e paskam dijt që paskam aq shumë njerëz, që përveç që e gëzojnë suksesin tim, edhe e ndjejnë dhimbjen time! 

E krejt këto mesazhe, m'kanë bë me kuptu që Bibin tim edhe veprat e tij duhet me ja kujtu duke qesh, se ashtu ka qenë Bibi im! 
I lumtur, i gëzuar, i qeshur, gjithmonë i ka konsideruar krejt njerëzit në rreth, s’ka dashtë kurrë kërkujt me i bë keq, gjithmoneë m’ka mësu mos me fol keq për njerëz, gjithmonë e gjente një arsyetim për një veprim jo të mirë të dikujt, e sa herë ma zbutke egon edhe me bënte me e ndal veten! E që na ka mësu me dashtë natyrën, me mbjell bahçe, me e rujt teshën e huaj, me e vlerësu djersën e njerëzve, e më e shumta, më e dashtë jetën edhe me ju gëzuar çdo momenti në jetë.

Kurrë nuk e harroj, pasi e patën largu nga puna gjatë viteve të 90-ta, e shumë mundimeve për mbijetesë derisa u rritëm e ja nisem me punuar, ja nisa me kuptuar më shumë për jetën,  me pat thënë: Çika jem, pas 90-tave, s'jemi duke e jetuar jetën, po jemi duke e harxhuar - e tha mos harro, që jeta duhet me u jetuar! 

E unë, gjithmonë jam mundu me i ndjek mësimet e tij. Me jetu jetën, me i ndjek ëndrrat e mia.
Bibi jem, edhe pse në fillimet e mia në ngjitjet në Himalaya, ka refuzuar me më përkrah, për shkak të frikës se ka me më humb, ai edhe Ana, janë dy njerëzit që mu m'kanë bë që unë me luftu, më i mbërri majat e botës, me i bë krenar ata edhe vendin tim!

Tash, sa po pres me u nis për Kosove, ende po mendoj se a është kjo çka unë duhet me bë, a është Bibi i gëzuar që unë po kthehem apo isha dashtë me vazhduar ngjitjen!
Jam shumë e sigurt që mali ka me kanë aty, edhe aq sa ekziston kjo tokë, por, mendja jem edhe zemra jem sot ka shumë nevojë për Anën tem, e motrat e mia, edhe torin tem! E ma së shumti, njerëzit e mi, vendi im ka nevojë unë me kanë gjalle edhe e shëndosh!

Edhe për fund, ju faleminderit shume që këto dy ditë m'keni shkru, ma keni zbut dhimbjen edhe m'keni kallzuar që duhem me u bë e fortë se ashtu ka qejf Bibi jem me na pa, e ju që e keni njohur, më keni kujtu se sa krenare po ndihna për veprat e Bibit tim. Ju bëftë shnet e jetë! Uta”, ka shkruar Uta në letrën e gjatë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat