Uta Ibrahimi: Tre ditë pastrim i trupit edhe mendjes!

Alpinizem

Uta Ibrahimi: Tre ditë pastrim i trupit edhe mendjes!

Nga: K.G. Më: 8 maj 2021 Në ora: 19:07
Uta Ibrahimi: Tre ditë pastrim i trupit edhe mendjes!

Alpinistja e mirënjohur e Kosovës, Uta Ibrahimi, gradualisht po e merr veten pas vdekjes së babait të saj. Ajo sot ka ecur në bjeshkët Stanishorit.

“Tre ditë pastrim i trupit edhe mendjes!

Pas kthimit nga ekspedita dhe pas humbjes së bibit, e pata të nevojshme me bë një pastrim të trupit edhe mendjes. 

Image

Uta Ibrahimi

Për agjërimin 3 ditë me çaj, ujë dhe lëng portokalli, pata dëgju para 10 viteve nga një shok holandez, dhe atëherë pata mendu që është diçka e pamundur.

Sot, e përfundova këtë agjërim, e gjithashtu ushtrimet dhe vrapin vazhdova me i bë si çdo ditë tjetër!

E pash që njeri mundet me jetu gjatë pa ushqim, bile dita e tretë ke ma e mira. Dyqysh, trupin e ndjesha shumë lehtë, ma të fortë edhe ma të pastërt, mendja filloj me u fokusu edhe me pranu çfarëdo përjetimi edhe dhimbje që kisha.

E sot, për me e përfundu këtë agjërim, e bëra një ecje në Bjeshkët e Stanishorit, aty ku shumë shpesh me bibin e anën, e edhe familjen e gjërë, i kemi kalu të dielët! 

Ke shumë moment i mirë me fillu me i përjetuar kujtimet e mira, edhe ngadalë me e shëndoshin shpirtin!”, ka shkruar Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat