Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës reagon pas sulmit ndaj anëtarëve të “Kosova Mountain Club” në Zubin Potok, kërkon hetimin e rastit

Alpinizem

Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës reagon pas sulmit ndaj anëtarëve të “Kosova Mountain Club” në Zubin Potok, kërkon hetimin e rastit

Nga: N. H Më: 9 maj 2021 Në ora: 22:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës (FBAK) ka reaguar pas incidentit ndaj grupit “Kosova Mountain Club” të cilët gjatë ecjes se tyre janë sulmuar me armë nga persona të panjohur në fshatin Kopilicë të Zubin Potokut, përcjell “Bota sot”.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës ka dënuar ashpër sulmin e armatosur, me breshëri automatiku, sipas të cilëve, nuk është hera e parë që bjeshkatarët kërcënohen me armë zjarri dhe sulmohen në të këtë mënyrë.

“Kriminelët e llojit të tillë gjithsesi janë në dijeni se vazhdimisht bjeshkatarë nga rajoni vizitojnë bjeshkët e bukura gjithandej Kosovës dhe deri tani nuk ka ndodhur asnjë incident. Padyshim se ky akt qyqar ka për qëllim që të krijojë pasiguri në ato pjesë të bjeshkëve, të cilat ndodhen brenda territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet mes tjerash në reagimin e Federatës Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës (FBAK).

Ja reagimi i publikuar në “Facebook”:

Reagim: Ndaj sulmit me armë zjarri ndaj bjeshkatarëve, në rajonin e Zubin Potokut

Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës, dënon sulmin e armatosur, me breshëri automatiku, i cili ka ndodhur sot ndaj një grupi të bjeshkatarëve, gjatë një ecjeje të organizuar nga “Kosova Monuntain Club”, në malet afër Zubin Potokut. Nuk është hera e parë që bjeshkatarët tanë kërcënohen me armë zjarri dhe sulmohen në të këtë mënyrë.

Kriminelët e llojit të tillë gjithsesi janë në dijeni se vazhdimisht bjeshkatarë nga rajoni vizitojnë bjeshkët e bukura gjithandej Kosovës dhe deri tani nuk ka ndodhur asnjë incident. Padyshim se ky akt qyqar ka për qëllim që të krijojë pasiguri në ato pjesë të bjeshkëve, të cilat ndodhen brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Kërkojmë nga organet kompetente, që ti ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbulimit dhe dënimit të kriminelëve, të cilët sulmuan adhuruesit e paarmatosur të natyrës.

Gjithashtu, presim një reagim edhe nga bjeshkatarët e Zubin Potokut!

 

Reagim: Ndaj sulmit me armë zjarri ndaj bjeshkatarëve, në rajonin e Zubin Potokut Federata Bjeshkatare Alpiniste e...

Posted by Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës - FBAK on E diel, 9 Maj 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat