Në majën e Krelanit

Alpinizem

Në majën e Krelanit

Më: 14 maj 2021 Në ora: 14:31
Në majën e Krelanit

H.A.C Angros organizon ecjen e radhës, e diel me 16 maj, në Majën e ujkut 2272 m /lmd ndryshe të quajtur edhe si Ahmici e Maja e Krelanit.

"Maja e Ujkut gjendet në Bjeshkët e Rugovës, në mes të Kosovës dhe Malit të zi.

Po sa të mbrrim me autobus tek "Podi jakupit" gjer në maje do të kënaqëni me pamjet panoramike 360 shkallëshe të bjeshkëve të Rugovës e më gjerë.

Gjatë gjithë ecjes do jemi për bri Hajlës kurse nga Maja e Ujkut pamja do jetë e njejtë sikurese nga Maja e Hajlës, ku do kemi mundësi të shohim shumë fshatra në Mal të zi duke përfshi edhe Rozhajën.

Gjatësia e Shtegut është rreth 10 km në dy drejtimet / lart- poshtë/

Shtegu është mesatarë / i lehtë me teren shumë të pështatshëm për ecje", shkruan mes të tjera "H.A.C Angros".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat