Klubi alpin Prishtina përgatitet për sfidën e radhës 

Alpinizem

Klubi alpin Prishtina përgatitet për sfidën e radhës 

Më: 25 maj 2021 Në ora: 13:08
Klubi alpin Prishtina përgatitet për sfidën e radhës 

Klubi alpin Prishtina përgatitet për sfidën e radhës në fundjavë, përkatësisht me 30 maj, në Malin e Kukajve. 

Është një vend jashtëzakonisht i bukur dhe që pritet të janë edhe numër i madh në ekspeditën e KA Prishtina. 

“Pas aktivitetit të javës së kaluar, kësaj radhe ju ftojmë të na bashkoheni në Malin e Kukajve në aktivitetin e karakterit Family Hike, pra i formatit të përshtatshëm për prindër me fëmijë, fillestarë të aktiviteteve të tilla dhe për persona që e duan qëndrimin në natyrë, pa impenjime të theksuara fizike. 

Qëndrimi në natyrë, ecja e lehtë, informimi, edukimi dhe këmbimi i përvojave përcillet me vizita nëpër vende me kapacitet turistik, natyror dhe etno-grafik, gjë që i përshtatet grupmoshave të reja dhe familjeve pa përvojë paraprake në ecjet në natyrë”, njofton klubi alpin Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat