Prishtina përgatitet për sfidën në Bullgari

Alpinizem

Prishtina përgatitet për sfidën në Bullgari

Nga: K.G. Më: 27 maj 2021 Në ora: 17:38
Prishtina përgatitet për sfidën në Bullgari

Klubi Alpin Prishtina përgatitet për sfidën e madhe të muajit korrik në Bullgari. Synimi i këtij klubit është që të lënë mbresa në këtë sfidë treditore (16-18 korrik). 

“Klubi Alpin Prishtina ju fton të na bashkoheni në ekspeditën tre ditore në Malet e Rilës në Bullgari, me qëllim ngjitjen në Musala, majën më të lartë në Ballkan.

Meqenëse karakteri i ekspeditës është i tipit kulturor, travel dhe malor, do të kemi rastin të vizitojmë edhe vende të rëndësisë së veçantë kulturore dhe natyrore në Blagojevgrad, Sofje, Samokov, si dhe vet Parkun Nacional të Rilës me liqenet akullnajore dhe burimet e lumenjve të njohur në Bullgari. 

Ekspedita do të zhvillohet me datat 16-17-18 Korrik (e premte-e shtunë-e diel) ndërsa pjesëmarrja është e hapur për gjithë të interesuarit. Vendimi, organizimi, përgjegjësitë dhe udhëheqja e ekspeditës së Musalas është në përgjegjësi të Klubit Alpin Prishtina, me ç’rast janë marrë parasysh gjithë faktorët dhe parametrat e nevojshëm për ta lehtësuar çështjen e vizave, udhëtimit, akomodimit dhe ecjes në Rila. Maja e Musalas është maje dominuese në Vargmalet e Riles dhe gjithë Ballkanin. Pozicioni i saj në Jugperëndim të Bullgarisë bën që nga kjo pikë të shihen disa vargmale të njohura Ballkanike si Osogovo, Malet Rodope, Vargmali i Rilës, etj.

Pse duhet të jeni pjesë e kësaj Ekspedite?

Meqenëse pjesëmarrja është e hapur, kjo tregon se ngjitja në majën më të lartë në Ballkan është relativisht e lehtë për shkak të terrenit livadhor dhe përdorimit të teleferikut deri te liqeni i Musalas. Gjithashtu, është edhe mundësia e vizitës në liqenet akullnajore për ata që duan ta bëjnë vetëm tour natyror dhe kulturor”, ka shkruar në faqen e klubit Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat