‘Hikingnjeri’ organizon ecjen e radhës në fundjavë 

Alpinizem

‘Hikingnjeri’ organizon ecjen e radhës në fundjavë 

Më: 27 maj 2021 Në ora: 17:42
‘Hikingnjeri’ organizon ecjen e radhës në fundjavë 

Këtë të diele me 30 maj 2021 ‘Hikingnjeri’ do të organizojë ecjen speciale të përvjetshme "3 in 1", te njohur si tre maje në një ditë! 

Në plan është ecja për në majën Oshlak 2212 metra, maja Koxha Ballkan 2044 metra dhe maja Bulec në bjeshkën e Pllanjanës.

“Kthimin gjatë perëndimit do ta bëjmë kah fshati Pllanjane kur do të kënaqemi me pamje pa fund dhe burime të shumta të ujit. Ndalesën e fundit për pushim do të bëjme në një restorant malor të këtij fshati.

Nëse keni dëshirë për aventurë me pamje të ndryshme, 3 maje, keneta, ecje nëpër pyje, natyrë te bujshme, pamje mahnitëse të bjeshkëve pa fund, foto te mrekullueshme dhe atmosferë pozitive kjo është ecja për ju!

E veçanta e kësaj ecje është se ngjitja bëhet në një vijë që domethënë nisja dhe mbarimi bëhen në vende të ndryshme.

Gjatësia totale e ecjes nga fillimi deri në mbarim është 19 km por është e përshtatshme edhe për fillestarë”, shkruan mes të tjera në faqen e ‘Hikingnjeri’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat