Uta Ibrahimi - e para në garën “Prishtina Trails”

Alpinizem

Uta Ibrahimi - e para në garën “Prishtina Trails”

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 23:20
Uta Ibrahimi - e para në garën “Prishtina Trails””

Alpinistja e njohur, Uta Ibrahimi, është krenare për suksesin që ka arritur në garën “Prishtina Trails”.

Ajo përveç në alpinizëm po tregohet e suksesshme edhe në sporte tjera. Uta është e lumtur që ngadhënjeu në “Prishtina Trails”.

“E përfundova garën e Prishtina Trails, 10 herë me ju sjell shtegut të njëjtë e me 10 kilometra, në total 100 kilometra, 2900D+ për 15 orë e 55 minuta. 

Image

Kështu duke u rankuar e para në këtë disiplinë, në dy kategoritë - vajza dhe djem.

Sfidat nuk vijnë veç prej distancave, apo ngjitjeve, ato vijnë edhe në këtë formë shume kreative, e shumë sfiduese për mendjen”, ka shkruar mes të tjera Uta në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat