Delegacioni i Kongresit kërkon shpjegime për vdekjen e imigrantes 7 vjeçare - Bota Sot
Delegacioni i Kongresit kërkon shpjegime për vdekjen e imigrantes 7 vjeçare

Amerika

Delegacioni i Kongresit kërkon shpjegime për vdekjen e imigrantes 7 vjeçare

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 07:18
Joaquin Castro

Ligjvënësi demokrat Joaquin Castro, në krye të një delegacioni të Kongresit, që vizitoi disa nga vendet e fundit ku u mbahej e ndaluar një vajzë nga Guatemala përpara se të vdiste, i bëri thirrje shefit të agjencisë së mbrojtjes së kufirit të japë dorëheqjen.

Sipas autoriteteve shtatë vjeçarja Jakelin Caal Maquin vdiq dy ditë pasi ajo dhe babai i saj, si dhe 161 emigrantë të tjerë, u ndaluan nga oficerët e patrullimit të kufirit në shkretëtirën e shtetit Nju Meksiko më 6 dhjetor.

Një nga ligjvënësit përshkroi një nga objektet ku ajo qëndroi si çnjerëzor dhe bëri thirrje për një hetim të pavarur të rrethanave që çuan në vdekjen e 7 vjeçares.

Ligjvënësit thanë gjithashtu që këmbëngulja e presidentit Trump për ndërtimin e murit përgjatë kufirit me Meksikën “nuk përputhet me realitetin në terren". Sipas tyre nevoja reale është për pajisje si dhe procedura e trajnim më të mirë të personelit në kufi.

Presidenti Trump është ngërthyer në një betejë me Kongresin lidhur me financimin e murit në kufi, që mund të çojë në një mbyllje të pjesshme të agjencive federale në ditët në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...