Reformimi i sistemit të drejtësisë për dënimet kriminale - Bota Sot
Reformimi i sistemit të drejtësisë për dënimet kriminale

Amerika

Reformimi i sistemit të drejtësisë për dënimet kriminale

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 07:25
Senati amerikan

Senati amerikan miratoi mbrëmë me shumicë dërrmuese një ligj që synon uljen e numrit të vuajtësve të dënimit në burgjet e mbipopulluar amerikane. Ligji parashikon uljen e masës së dënimit të detyrueshëm për disa krime federale.

Ligji u miratua me 87 pro dhe 12 kundër. Përkrahësit thonë se ligji i ri përmirëson sistemin e drejtësisë kriminale federale. Ligji gëzon mbështetje të fortë nga ligjvënësit republikanë e demokratë si dhe Presidenti Donald Trump.

Presidenti e Trump e cilësoi ligjin që lidhet me reformën në drejtësinë penale, historik.

Ligji ka fuqi prapavepruese dhe i jep fund mospërputhjes në dënimet federale për veprat penale që lidhen me disa lloje drogash, gjë që do të zvogëlonte kohën e burgimit për mijëra vetë.

Legjislacioni gjithashtu ul disa dënime të detyrueshme dhe u jep gjyqtarëve federalë më shumë fleksibilitet për të bërë përjashtime për kohën e burgimit të detyrueshëm. Të burgosurit përfitojnë ulje më të mëdha dënimi për sjellje të mirë si dhe formim profesional.

Por një grup ligjvënësish republikanë kundërshtarë të projekligjit argumentuan se masa do t’i hapte rrugë uljes ndjeshëm të ndëshkimit për shkelësit e dhunshëm të ligjit si dhe se i jep shumë autoritet administratorëve të burgjeve.

Popullsia e burgjeve në Amerikë e tejkalon 2 milionë vetë. Të burgosurit shpenzojnë burime të mëdha brenda sistemit të drejtësisë të vendit../VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...