ShBA, mbi 15% e vdekjeve të fëmijëve nga armët e zjarrit

Amerika

ShBA, mbi 15% e vdekjeve të fëmijëve nga armët e zjarrit

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Në vitin 2016 rreth 3 143 fëmijë dhe adoleshentë vdiqën nga plagët me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas statistikave.

Këta fëmijë përbënin 15,4 % të të gjithë atyre amerikanëve midis moshës 1-19 vjeç, të cilët vdiqën në vitin 2016.

Vdekja nga helmimet tek fëmijët ose mbidozimi fatal i drogës ishte 982.

Vdekjet e fëmijëve nga armët e zjarrit në vitin 2016 u tejkaluan vetëm nga ato të shkaktuara nga aksidentet automobilistike, 4 074.

“Fëmijët në Amerikë po vdesin ose po vriten me ritme të turpshme”, thotë mjeku Edward W. Campion në një editorial të botuar së bashku me raportin e ri mbi shkaqet vdekjeve të fëmijëve.

Shkalla e vdekjeve të fëmijërisë të shkaktuara nga armë në SHBA ishte 36 herë më e lartë se sa norma e krahasuar me 12 vende të tjera me të ardhura të larta.

Kroacia, Lituania dhe Suedia  kishin norma rreth 20 herë më të ulëta se ato në SHB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat