Pompeo: Amerika do ta vazhdojë luftën kundër ISIS'it, edhe pas largimit të trupave nga Siria

Amerika

Pompeo: Amerika do ta vazhdojë luftën kundër ISIS'it, edhe pas largimit të trupave nga Siria

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 21:36
Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha sot se vendi i tij do të vazhdojë fushatën e luftës së terrorizmit kundër grupit ekstremist Shteti Islamik me prejardhje nga Siria apo ndonjë vend tjetër.

“Dëgjuesit tuaj duhet të jenë të sigurt se SHBA-ja synon të vazhdojë fushatën kundër terrorizmit, do të vazhdojë luftën kundër ISIS-it, me prejardhje nga Siria apo ndonjë vend tjetër”, tha Pompeo në programin radiofonik të moderatores Laura Ingraham.

“Vendimi për të larguar ato trupa nga Siri nuk e ul suksesin gjigant që kjo administratë ka pasur në Lindjen e Mesme në luftën kundër terrorizmit”, shtoi ai.

Pompeo shtoi gjithashtu se “ka mbetje të ISIS-it në shumë zona të botës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat