Menaxhimi i Emergjencave në New York të Shteteve të Bashkuara, ka lëshuar një paralajmërim se mund ketë përmbytje të premten me 21 dhjetor.
Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) duke u bazuar në parashikimit aktuale të motit ka bërë të ditur se mund të ketë përmbytje në qytetin më të madh amerikan, shkruan në faqen zyrtare të Menaxhimit të Emergjencave.
Reshjet e rënda të shiut mund të rezultojnë në përmbytje të zonave urbane të cilat kanë sistem të dobët të drenazhimit.
Autoritetet i kanë paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë larg zonave që u kanoset një rrezik i tillë.