Pompeo: Pas Vitit të Ri, takimi i radhës Donald Trump - Kim Jong Un

Amerika

Pompeo: Pas Vitit të Ri, takimi i radhës Donald Trump - Kim Jong Un

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 22:24
Donald Trump dhe Kim Jong Un

SHBA-ja vazhdon të mendojë se një samit i dytë mes Donald Trump dhe kreut koreanoverior, Kim Jong Un mund të zhvillohet vetëm pak kohë pas Vitit të Ri, deklaroi sot shefi amerikan i Diplomacisë, Mike Pompeo.

“Ne vazhdojmë të punojmë për të aplikuar angazhimin e presidentit Kim në favor të denuklearizimit”, shtoi ai në një intervistë të dhënë për radion KNSS në shtetin e Kansasit, ndërkohë që angazhimet e marra gjatë samitit të parë, në qershor në Singapor, duken në një ngërç.

“Ne do të vazhdojmë të kemi takime dhe shpresojmë se presidenti Trump dhe presidenti Kim do të gjenden, pak pas Vitit të Ri, për të bërë pak më shumë progres për largimin e këtij kërcënimi kundër SHBA-së”, shpjegoi Mike Pompeo.

Gjatë samitit historik të Singaporit, numri një i Phenianit ishte angazhuar në favor të një denuklearizimi të plotë të gadishullit korean, por pa detaje dhe as kalendar, përcjell Atsh.

Më pas, Mike Pompeo u ngarkua me negociatat për të aplikuar këtë deklaratë parimore që të arrihej objektivi amerikan, një denuklearizim përfundimtar dhe krejtësisht i verifikueshëm i Koresë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat