Kandidatët për Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes

Amerika

Kandidatët për Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 15:20
Donald Trump dhe James Mattis

Dorëheqja e djeshme e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, e ka trazuar skenën e sigurisë globale, sepse pas lajmeve për zvogëlim të ndjeshëm të prezencës ushtarake amerikane në Afganistan, largimi i tij shënon edhe një paqartësi më shumë në pozicionimin amerikan.

Në letrën përshëndetëse, gjenerali Mattis ka theksuar kërcënimin nga Kina dhe Rusia, “të cilat duan ta formësojnë botën në përputhje me modelin e tyre autoritar, duke vendosur veto mbi vendimet e shteteve tjera në aspektin ekonomik, diplomatik dhe të sigurisë, me qëllim të promovimit të interesave të veta në dëm të fqinjëve, Amerikës dhe aleatëve tanë”.

Media i ka siguruar emrat e katër kandidatëve kryesorë për ta zëvendësuar James Mattis si Sekretar i Mbrojtjes, pas largimit të tij më 28 shkurt 2019.

Ata janë:

David McCormick – Udhëheqës i fondit investues Bridgewater Associates

Tom Cotton – Senator Republikan nga Arkansas

Jack Keane – Gjeneral në pension

Patrick Shanahan – Nënsekretar i Mbrojtjes aktualisht, i cili sipas të gjitha gjasave do të shërbejë si Sekretar i Mbrojtjes në Detyrë, derisa të konfirmohet i përzgjedhuri i ri.

Image
David McCormick
Image
Tom Cotton
Image
Jack Keane
Image
Patrick Shanahan
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat