Ushtria Amerikane së shpejti me ushtarë mbinjerëzor

Amerika

Ushtria Amerikane së shpejti me ushtarë mbinjerëzor

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 09:14
Ushtria Amerikane së shpejti me ushtarë mbinjerëzor

Shkencëtarët amerikanë janë duke punuar në gjeneratën e re të veshjeve ushtarake për ushtarë, inspiruar nga suita e përdorur në filmat e Iron Man – Njeriut të Hekurt – dhe thonë se do të bëhet realitet brenda dy vitesh.

Suita e emëruar Talos do t’i jepte veshësit të tij super-fuqi, si aftësi për të parë në errësirë, fuqi mbinjerëzore dhe një mënyrë për t’iu shmangur plumbave.

Qëllimi është që Navy Seals dhe Forcat Speciale të përmirësojnë teknologjitë e mbrojtjes.

Image

"Veshja transformohet nga gjendja e lëngshme në të ngurtë brenda milisekondave kur aplikohet një fushë magnetike ose elektrike”, thuhet në faqen e ushtrisë në internet.

Veshja do të ketë gjithashtu edhe nerva në formën e senzorëve që do të shtrihen ndaj lëkurës për të monitoruar temperaturën bazë të trupit, temperaturën e lëkurës, normat e zemrës, pozicionin e trupit dhe nivelet e hidratimit.

Kjo veshje e re ushtarake pritet të testohet më 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat