Trump emëron Sekretarin e ri amerikan të Mbrojtjes, pas dorëheqjes së James Mattis

Amerika

Trump emëron Sekretarin e ri amerikan të Mbrojtjes, pas dorëheqjes së James Mattis

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 18:31
Zëvendëssekretari i Mbrojtjes, Patrick Shanahan

Zëvendëssekretari i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, është emëruar shef i ri Pentagonit, raporton BB,

Shanahan është emëruar pas dorëheqjes së James Mattis i cili tha në letrën e dorëheqjes se pikëpamjet e tij nuk janë plotësisht “të përafërta” me ato të presidentit Donald Trump.

Letra e tij u bë publike shumë shpejt pasi Trump shkroi në Twitter se Mattis do të pensionohet në fund të muajit shkurt.

Ndërsa Shanahan do ta marrë rolin e tij më 1 janar.

Presidenti amerikan, Donald Trump, përmes rrjetit social Twitter tha se “Patrick ka një listë të gjatë të arritjeve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat