Trump premton se aleatët nuk do të përfitojnë nga SHBA-ja

Amerika

Trump premton se aleatët nuk do të përfitojnë nga SHBA-ja

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 23:01
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump premtoi sot se aleatët nuk do të përfitojnë më nga SHBA-ja duke kritikuar ministrin e tij të Mbrojtjes që u dorëhoq, James Mattis, që i kundërvihet tërheqjes së trupave amerikane nga Siria, një vendim i marrë nga presidenti javën e ardhshme.

“Atyre pak senatorëve që mendojnë se as nuk dua dhe as nuk e vlerësoj të jem aleat me vendet e tjera, gabohen, e dua shumë”, shkruan në “Twitter” kreu i Shtëpisë së Bardhë.

“Në të kundërt, ajo që nuk dua, është që një numër i këtyre vendeve të përfitojnë nga miqësia e tyre me SHBA-në, si për mbrojtjen ushtarake dhe për tregtinë”, vazhdoi ai.

“Gjenerali Mattis nuk e shihte këtë si një problem. Unë po dhe është duke u zgjidhur”, theksoi Trump. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat