SHBA: Vdes një imigrant 8 vjeçar nga Guatemala

Amerika

SHBA: Vdes një imigrant 8 vjeçar nga Guatemala

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 07:32
Guatemalë

Një 8 vjeçar nga Guatemala, vdiq të martën herët ndërsa mbahej nga autoritetet federale amerikane, vdekja e dytë e një fëmije imigrant të ndaluar nga Shtetet e Bashkuara, këtë muaj.

Agjencia e Doganave dhe Ruajtjes së Kufirit tha se djali vdiq pak pas mesnate në një spital në Alamogordo të Nju Meksikos, ku i ati e çoi të hënën në mbrëmje kur shfaqi “shenja të një sëmundjeje të mundshme”.

Agjencia tha se fëmija ishte diagnostikuar me të ftohtë dhe ethe dhe iu dha amoksicilinë dhe Ibuprofen, para se ta nxirrnin nga spitali.

Ai pati të vjella dhe u kthye në spital përsëri të hënën dhe vdiq disa oër më pas.

Agjencia tha se ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes dhe se Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe qeveria e Guatemalës, janë njoftuar për vdekjen.

Shtatë vjeçarja Jakelin Caal vdiq po këtë muaj dhe u varros në fshatin e vogël San Antonio Secortez, të Guatemalës.

Jakelin vdiq ndërsa mbahej nga Afgjencia e Doganave dhe Kufirit, pasi kaloi kufirin amerikan me të atin, Nery. Ata ishin pjesë e një prej karvanëve të imigrantëve amerikanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat