2019: Viti kur Trumpit do t’i merret posti i presidentit?

Amerika

2019: Viti kur Trumpit do t’i merret posti i presidentit?

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 13:55
Presidenti amerikan Donald Trump

Historiani Allan Lichtman, ishte ndër të rrallët që ka parashikuar fitoren e Trumpit në zgjedhjet e vitit 2016. Tani ai parashikon një Impeachment në vitin 2019.

A do të sillet ndryshe presidenti amerikan Donald Trump gjatë vitit 2019? Pak e besueshme. A do të ndryshojë politikën e tij? As këtu nuk pritet ndonjë ndryshim. Por a do të kërkojë Dhoma e Përfaqësuesve, e cila prej Vitit të Ri do të kontrollohet nga demokratët, fillimin e procedurës për largimin e Trumpit nga posti i presidentit, në bazë të rezultateve të Komisionit Hetues, të udhëhequr nga hetuesi i posaçëm Robert Mueller? "Mendoj se kjo është më shumë e besueshme sesa heqja dorë nga një proces i këtillë", mendon Allan Lichtman, shkencëtar politik në American University në Washington.

Historiani, i cili ka dhënë parashikime të sakta për të gjitha zgjedhjet presidenciale në 30 vitet e fundit në SHBA, është bërë një yll mediatik pas prognozave të tij se Donald Trump do t'i fitojë zgjedhjet presidenciale në vitin 2016. Lichtman është tani i bindur se presidenti Trump prej vitit 2019 do të luftojë për të mbetur në pushtet. Një luftë të cilën ai mbase edhe do ta humbë.

Trumpi është mbështetur deri tani tek Kongrei i kontrolluar nga republikanët, sepse Kongresi ka bllokuar procedurat për largimin e presidentit nga posti. Por me fitoren e shumicës nga demokratët, në nëntor të këtij viti, gjendja ka ndryshuar tërësisht.

Demokratët kanë tani në Dhomën e Përfaqësuesve 30 mandate më shumë. Ndërkohë që për nisjen e procedurave kundër Trumpit mjafton vetëm një votë më shumë. Tema Impeachment ka qenë në SHBA për një kohë shumë të gjatë një zonë gri, ndërsa tani mund të shndërrohet në realitet.

Image
Robert Mueller

 

Impeachment do të bëhet gjithnjë e më real

Me 3 janar 2019 do të mblidhet përbërja e re e Dhomës së Përfaqësuesve për herë të parë, nën drejtimin e demokratëve. Kaherë demokratët më të shquar kanë kërkuar një Impeachment ndaj presidentit Trump, por kjo kërkesë është bllokuar. Kërkesat e tilla tani do të jenë gjithnjë e më të zëshme. "Nëse Mueller sjell disa dëshmi të qëndrueshme kundër Trumpit, atëherë baza e demokratëve do të kërkojë ngritjen e një aktakuze", mendon Lichtman. "Unë besoj se Trumpi është në rrezik të madh nga raporti i Muellerit."

Lichtman është i sigurt se Muelleri ka në dorë shumë infrormacione të rëndësishme kundër presidentit Trump, me të cilat dëshmon lidhjet e Trumpit dhe njerëzve të tij të afërt me Rusinë. Këto të dhëna mund të dëshmojnë përzierjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, që paraqet një goditje të rëndë për demokracinë. "Nuk mund ta paramendoj se Mueller ka investuar kaq shumë punë dhe në fund nuk do të ketë asnjë rezultat konkret. Unë llogaris me të dhëna të fuqishme në lidhje me mbështetjen e fushatës së Trumpit nga Rusia."

Çfarë do të bëjnë republikanët?

Image
Richard Nixon

Lichtman nuk është i bindur se gjatë viti 2019 do të ketë vetëm një procedurë kundër Trumpit. Ai mendon se është shumë e mundur që presidenti Trump vërtet të largohet nga posti - gjë të cilën shumë ekspertë nuk e besojnë. Për këtë duhet të ketë një shimicë prej dy të tretave edhe në Senat, e ai dominohet nga republikanët. Një numër i konsideruar i republikanëve duhet të votojë pra kundër presidentit nga radhët e tyre.

"Ky skenar nuk është joreal, siç duket në shikim të parë", shpjegon Lichtman. Këtu nuk janë problem vetëm të dhënat nga raporti i Muellerit, por edhe politika e Trumpit, e cila ngadal po ngarkon edhe vet imazhin e republikanëve, siç kanë dëshmuar edhe zgjedhjet e fundit. Nëse republikanët duan të mos bien edhe më shumë në zgjedhjet presidenciale dhe ato për Kongres, në vitin 2020, atëherë mund të ndodhë që një numër i republikanëve të votojë kundër presidentit nga radhët e tyre.

Mike Pence, e jo Nancy Pelosi

Image
Mike Pence

"Trumpi mund të humbë postin, nëse republikanët kanë frikë se do të bien së bashku me te", pohon Lichtman. "Ata nuk janë lojal ndaj Trumpit. Nëse repubikanët kanë frikë se do ta humbin bazën e tyre zgjedhore, dhe për këtë fajësohet Trumpi, atëherë ata mund të vendosin të heqin dorë nga Trumpi." Republikanët me infuencë do të shikojnë me vëmendje zhvillimet, para se të pozicionohen ndaj Trumpit.

"Republikanët e kanë mbashtetur edhe Richard Nixonin, deri në momentin kur dëshmitë nuk kanë qenë aq të fuqishme, sa që ai është shndërruar në ngarkesë tepër të madhe për ta", shpjegon historiani. "Unë nuk e them se Trumpi nuk do ta mbijetojë, por mendoj se kjo është pak e besueshme." Allan Lichtman mendon se një gjë nuk duhet harruar: "Nëse Trumpi largohet, ate do ta pasojë republikani Mike Pence e jo republikanja Nancy Pelosi. Pra një person të cilin shumë kongresmenë republikanë do ta shihnin me dëshirë në vend të Trumpit!"/DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat