SHBA, vazhdon mbyllja e pjesshme e qeverisë

Amerika

SHBA, vazhdon mbyllja e pjesshme e qeverisë

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 19:40
Donald Trump

Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane hyri sot në ditën e saj të pestë, pa asnjë shenjë se rihapja është e afërt.

Presidenti Donald Trump foli për mbylljen të martën pas një urimi për festat për trupat amerikane:

"Nuk mund t'ju them se kur do të hapet qeveria, mund t'ju them se nuk do të jetë e hapur derisa të kemi një mur apo gardh - çfarëdo që ata do të dëshironin ta quanin, sepse është e njëjta gjë; pengesë për ata që duan të hynë në shoqërinë tonë ... në vendin tonë, nga droga".

Presidenti Trump tha se qindra e mijëra punonjës federalë, që përkohësisht kanë mbetur pa pagesë për shkak të mbylljes së qeverisë, e dëshirojnë murin.

Të hënën, presidenti Trump tha se demokratët duhet t'i japin fund mosmarrëveshjes, ndërsa udhëheqësit demokratë në Kongres fajësuan presidentin për "zhytjen e vendit në kaos".

Ndërkohë që agjencitë qeveritare që merren me sigurinë kombëtare dhe sigurinë publike mbeten të hapura, zyrat e tjera janë të mbyllura dhe 800-mijë punonjës federalë po qëndrojnë në shtëpi. Ata që konsiderohen si punonjës të domosdoshëm paraqiten në punë, por pa pagesë, derisa qeveria të rihapet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat