Ruth Bader Ginsburg del nga spitali

Amerika

Ruth Bader Ginsburg del nga spitali

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 07:16
Ruth Bader Ginsburg

Anëtarja e Gjykatës së Lartë amerikane Ruth Bader Ginsburg doli nga një spital i Nju Jorkut, pasi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për të hequr dy tumore malinje nga mushkëria.

Njoftimi u bë të mërkurën nga Kathy Arberg e zyrës për informim të publikut në Gjykatën e lartë.

Zonja Ginsburg u trajtua në Qendrën për Kancerin në spitalin Memorial Sloan Kettering të Nju Jork-ut.

Masat tumorale u zbuluan ndërsa gjykatësja i ishte nënshtruar një procesi analizash për shkak të një aksidenti në muajin nëntor gjatë të cilit kishte thyer tre brinjë.

Zonja Ginsburg është trajtuar edhe në të kaluarën për kancer në zorrën e trashë dhe në pancreas, por nuk ka munguar në asnjë seancë të gjykatës për paraqitjen e

argumentave që përfshijnë interpretimin e kushtetutës amerikane dhe ligjeve federale. Gjykata është parashikuar të mblidhet në 7 janar.

85-vjeçarja është anëtarja më e moshuar me prirje liberale e gjykatës. Ajo shërben në këtë institucion që prej vitit 1993.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat