Trumpi nuk është i gatshëm për kompromis

Amerika

Trumpi nuk është i gatshëm për kompromis

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 08:59
Senati amerikan

Ai do të nënshkruajë buxhetin vetëm nëse në te parashikohen paratë për ndërtimin e murit mes SHBA dhe Meksikës. Presidenti amerikan Trump tregohet i ashpër në konfliktin me demkoratët. Kjo ka bllokuar shumë institucione.

Aktivitetet financiare të qeverisë amerikane ende janë të bllokuara, të paktën pjesërisht. Presidenti Donald Trump kërkon me ngulm që në buxhetin e vitit të ardhshëm të parashikohen edhe paratë për ndërtimin e murit kufitar mes SHBA dhe Meksikës. Ai nuk është i gatshëm të bëjë lëshime ndaj demokratëve. Strukturat qeveritare politike në SHBA do të mund të funksionojnë vetëm atëherë kur të miratohen paratë për murin.

Presidenti mendon se autoritetet që janë bllokuar nga i ashtuquajturi "Shutdown" - duhet të kenë mirëkuptim. "Unë besoj se ata e kuptojnë se çfarë po ndodhë." Këta bashkëpunëtorë duan të kenë kufi të sigurtë, i gjithë populli e do këtë. Vetëm demokratët janë kundër.

Trump nuk mund të thotë se kur do të përfundojë "Shutdown". Por ai pohon se nuk do të ketë fund në qoftë se nuk miratohen edhe paratë për murin me Meksikën. Kriminelët, kalimet ilegale, droga nuk duhet të futen në vend. "I vetmi që mund t'i ndalë ato është muri."

Aspak mirëkuptim

Image
Presidenti Trump

Grindja politike nuk ka hasur në mirëkuptim të madh tek autoritetet - ato janë të frustruara. Qindra mijëra të punësuar janë dërguar në pushim të dhunshëm, pa rroga. Një sindikatë e madhe e cila sipas pohimeve të saj përfaqëson 150.000 të punësuar në ministri dhe autoritete të tjera, pohon se të punësuarit janë të shqetësuar tërësisht me gjendjen e krijuar pas "Shutdown", i cili ka bllokuar mjetet financiare. Shefi i sindikatës Tony Reardon thotë se autoritetet janë tepër të zemëruara me këto dështime.

Demokratët janë kundër

Në fundjavën e kaluar janë futur në fuqi masat e bllokimit të parave për autoritetet qeveritare, sepse deri në këtë moment nuk është miratuar buxheti i ri për shumë ministri dhe autoritete të tjera. Trumpi ka refuzuar të nënshkruajë ligjin për buxhetin, pa miratimin e parave për ndërtimin e murit mes SHBA dhe Meksikës. Ngritja e murit në kufi me Meksikën ka qenë një prej premtimeve më të mëdha të presidentit Turmp.

Në Kongres nuk ekziston shumica që e mbështetë ndërtimin e këtij muri. Demokratët kanë refuzuar në mënyrë strikte ngritjen e një muri të këtillë.

Image

Trump tha se është i zemëruar me këtë gjendje. "Është turp kjo që po ndodhë në vendin tonë." Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Trump do të insistojë që në buxhet të parashikohen edhe pesë miliardë dollarë për ngritjen e murit. Deri tani nuk ekziston ndonjë marrëveshje. Shumë autoritete mbeten të bllokuara.

Republikanët e Trumpit i kanë në Senat 51 senatorë. Për miratimn e buxhetit nevojiten 60 vota nga gjithësej 100 sa ka Senati. Buxheti duhet të miratohet edhe në Dhomën e Përfaqësuesve./dw

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat