Amerikanët shpenzuan për festa 850 miliardë dollarë!

Amerika

Amerikanët shpenzuan për festa 850 miliardë dollarë!

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 11:29
Ilustrim

Rënia e tregjeve dhe bllokimi i pjesshëm i qeverisë nuk i frikësoi amerikanët.

Duke përjashtuar blerjet e makinave, konsumatorët amerikanë kanë shpenzuar për pushimet në periudhën midis 1 nëntorit dhe 24 dhjetorit, 850 miliardë dollarë.

Kjo shifër është 5,1% më e lartë se sa ajo e vitit të kaluar.

Është kompania ”Mastercard SpendingPulse”, ajo që monitoron blerjet online dhe dyqanet me të gjitha format e pagesës duke bërë edhe llogaritë paraprake të trendit të shitjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat