Bolsonaro pret të marrë detyrën, por i biri përfshihet në një skandal të rëndë

Amerika

Bolsonaro pret të marrë detyrën, por i biri përfshihet në një skandal të rëndë

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 06:44
Jair Bolsonaro

Një skandal që përfshin djalin e presidentit të zgjedhur brazilian Jair Bolsonaro, i ka paraprirë inaugurimit të tij javën e ardhshme, duke i prishur reputacionin e një maverikani shumë të drejtë, që mori fitoren me një premtim për t’i dhënë fund viteve të “shitjes dhe blerjes së politikanëve”.

Skandali u ngrit pasi Këshilli i Brazilit për Kontrollin e Aktiviteteve Financiare (COAF) identifikoi 1.2 milion reais (305.033 dollarë), që në 2016-17 kaluan përmes llogarisë bankare të Fabricio Queiroz, i cili për vite ishte në listën e pagave të Flavio Bolsonaro si shofer dhe këshilltar. Disa pagesa u bënë edhe ndaj gruas së presidentit të zgjedhur, Michelle Bolsonaro.

Presidenti i Brazilit, i cili kaloi pothuajse 30 vjet në Kongres, merr detyrën më 1 janar pas një fitoreje të fortë elektorale, që i dha atij mandatin për të goditur bandat e dhunshme të drogës, për të prerë lidhjet politike me burokracinë, për të rritur ekonominë e Brazilit dhe për të gjurmuar klasën e korruptuar politike të vendit.

Por një skandal që përfshin ish shoferin e djalit të tij, ligjvënës shtetëror të Rio de Janeiro dhe senatorit të zgjedhur Flavio Bolsonaro, e ka zbehur ditën e tij të madhe. Jair Bolsonaro, Flavio Bolsonaro dhe shoferi i mëparshëm, Fabricio Queiroz, kanë mohuar çdo implikim për këtë situatë.

Disa kritikë kanë filluar të vënë në dyshim letrat kredenciale të presidentit të zgjedhur dhe të pyesin nëse klani politik i Bolsonaros vërtetë përfaqëson një lloj të ri të politikës, në një vend të lodhur nga vitet e hetimeve të korrupsionit.

“Që kur ky rast doli në dritë, ka pasur një spektakël të evazioneve dhe shpjegimeve bindëse nga ana e Bolsonaros… një episod me implikime relevante për politikën kombëtare”, tha gazeta më e madhe e Brazilit Folha de S.Paulo, në një editorial të enjten, një ditë pasi Queiroz kërkoi të shpjegohej në një intervistë me një rrjet televiziv miqësor me Bolsonaro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat