Trump nxjerr sekretin: SHBA, çdo vit 4.5 miliard dollarë për Izraelin

Amerika

Trump nxjerr sekretin: SHBA, çdo vit 4.5 miliard dollarë për Izraelin

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 19:45
Donald Trump

Presidenti Donald Trump zbuloi gjatë një vizite ushtarake në bazën ushtarake të Al-Asad në Irak një informacion interesant për ndihmën që Amerika çdo vit e lë mënjanë për mbrojtjen e Izraelit.

Trump konfirmoi se Shtetet e Bashkuara çdo vit sigurojnë 4.5 miliardë dollarë ndihmë financiare për Izraelin për të garantuar sigurinë e këtij vendi.

“Unë fola me Bibin (pseudonimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu). I thashë Bibit se e di që Izraeli merr 4.5 miliardë dollarë në vit.

Dhe ata do të dinë të mbrojnë veten”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë, duke pranuar se Uashingtoni u jep më shumë para izraelitëve se sa që publikuar deri më tani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat