Gazetat amerikane goditen nga një sulm kibernetik

Amerika

Gazetat amerikane goditen nga një sulm kibernetik

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Një sulm kibernetik ka shkaktuar probleme në shtypjen dhe shpërndarjen e gazetave kryesore amerikane, përfshirë gazetat “Los Angelos Times”, “Chicago Tribune” dhe “Baltimore Sun”. Besohet se ky sulm ka ardhur nga një shtet tjetër. Sulmi shkaktoi vonesa në shpërndarjen e shumë gazetave.

Nga ky sulm u prekën edhe edicionet perëndimore të gazetave “New York Daily News” dhe “New York Times”. Marisa Kollias, zëdhënëse e kompanisë “Tribune Publishing”, tha se virusi i ka prekur sistemet që shërbejnë për publikim dhe prodhim të gazetave. “Nuk kemi dëshmi që sulmi ka prekur të dhënat e kartelave të lexuesve apo të dhënat personale”, tha ajo.

Në anën tjetër, zëdhënësja e Departamentit për Siguri të Atdheut ka thënë se autoritetet janë duke e hetuar këtë ngjarje. “Ne jemi të vetëdijshëm për raportimet e sulmit kibernetik dhe jemi duke punuar me qeverinë dhe partnerët e industrisë për ta zbuluar më mirë se çfarë ka ndodhur”, tha Katie Waldman, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat