Gazetarja preket nga gripi i derrit, vdes në moshën 26-vjeçare

Amerika

Gazetarja preket nga gripi i derrit, vdes në moshën 26-vjeçare

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 13:17
Bre Payton

Gripi i derrit frikëson sërish! Viktima e fundit është një gazetare amerikane 26-vjeçare Bre Payton, e cila gjeti vdekjen pasi u prek nga virusi H1N1 pas një meningjiti të kaluar.

Gazetarja e re punonte me revistën “The Federalist” si dhe me televizionin ‘FoxNews’.

Fytyra e saj ishte e njohur për telespektatorët, pasi shfaqej shpesh.

Ajo ndodhej në California, për të prezantuar një spektakël në ‘One America News Network’ dhe kishte lajmëruar ndjekësit e saj se do të ishte në televizion, por mëngjesin pasues u shtrua me urgjencë në spital, për shkak të vështirësive të frymëmarrjes.

Virusi H1N1, i cili njihet si gripi i derrit, është i njohur në të gjithë botën, ku në vitin 2009, shkaktoi një pandemi.

Që nga ai moment virusi i derrit cilësohet si një virus sezonal, i cili prek kryesisht të rinjtë, përveç personat më të predispozuar si obezët, ata me sëmundje kronike, duhanpirësit dhe gratë shtatzëna. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat