Trumpi thotë se mbyllja e qeverisë mund të zgjasë me vite

Amerika

Trumpi thotë se mbyllja e qeverisë mund të zgjasë me vite

Më: 5 janar 2019 Në ora: 10:34
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se mund ta shpallë gjendjen e emergjencës kombëtare për ta ndërtuar murin në kufi me Meksikën pa miratimin e Kongresit. Deklarata e tij erdhi pas takimit që pati me demokratët, të cilët ia refuzuan kërkesën për financim të murit.

Presidenti ka thënë se është i gatshëm ta vazhdojë mbylljen e qeverisë për disa muaj apo vjet, nëse është nevoja. Rreth 800 mijë punëtorë federalë kanë mbetur pa paga që nga muaji i kaluar kur u mor vendimi për mbylljen e qeverisë.

“Jam shumë krenar që po bëj atë që jam duke bërë. Nuk e quaj mbyllje. E quaj  të nevojshme për të mirën dhe sigurinë e shtetit”, tha presidenti.

Në anën tjetër, demokratët që tash e zotërojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, i kanë kaluar ligjet për rihapjen e qeverisë, përfshirë dhurimin e fondeve prej 1.3 miliardë dollarëve për sigurinë e kufirit, të cilat do të shfrytëzohen deri më 8 shkurt, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat