Tre të vdekur nga një sulm i armatosur në Kaliforni

Amerika

Tre të vdekur nga një sulm i armatosur në Kaliforni

Më: 5 janar 2019 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Tre persona kanë mbetur të vdekur nga të shtënat me armë zjarri në një qendër të boulingut në Kaliforni. Autoritetet kanë njoftuar se në kënë sulm janë plagosur katër persona. Policia njoftoi për sulmin pak pas mesnatës, sipas kohës lokale.

Qendra ku ndodhi sulmi zakonisht qëndron hapur deri në orën tre të mëngjesit gjatë fundjavës. “Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia gjeti shumë njerëz me plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit. Polica menjëherë filloi të marrë masa për shpëtimin e të plagosurve”, thuhet në deklaratën e policisë.

Dëshmitarët e vendit të ngjarjes kanë thënë se të shtënat kanë filluar pas një përleshjeje mes dy grupeve të mëdha të njerëzve. “E kapa mbesën time dhe vrapuam drejt fundit të ndërtesës. Përderisa vraponim, i dëgjuam 15 të shtëna”, tha njëri nga dëshmitarët.

Autoritetet e sigurisë nuk kanë dhënë hollësi për motivin e sulmit, ndonëse kanë thënë se e tërë ngjarja është duke u hetuar, shkruan “The Guardia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat