Joe Biden kandidat për president të SHBA-së?

Amerika

Joe Biden kandidat për president të SHBA-së?

Më: 7 janar 2019 Në ora: 21:00
Joe Biden

Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të vendosë gjatë dy javëve që vijnë nëse do të kandidojë për presidencën amerikane në 2020, shkruan “New York Times” duke cituar burime nga brenda kampit demokrat si dhe të afërta me vetë Biden.

Biden ka thënë se “është skeptik mbi faktin nëse kandidatët e tjerë për Shtëpinë e Bardhë mud të mundin Donald Trump”.

Sipas gazetës, nëse do të dilte në fushë ish-zëvendëspresidenti, që është në krye të të gjitha sondazheve mes kandidatëve potencialë të demokratëve, do të bëhej automatikisht pretendenti kryesor mor me disa pika të dobëta, mes të cilave mosha (79 vjeç) dhe pozicioni i tij i moderuar, që do të linte të pakënaqur pjesën më liberale të partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat