Ambasadorët e emëruar nuk aprovohen nga Senati- Presidenti Trump ende nuk ka caktuar emërimet e reja

Amerika

Ambasadorët e emëruar nuk aprovohen nga Senati- Presidenti Trump ende nuk ka caktuar emërimet e reja

Beqir Sina - New York Nga Beqir Sina - New York Më 9 janar 2019 Në ora: 19:03
Kathleen Ann Kavalec

Sipas ndihmësve në Komisionin e Senatit amerikan për Çështjet e Jashtme, kandidatura e zonjës Kathleen Ann Kavalec, e emëruar si ambasadore e SHBA në Tiranë, i është kthyer të enjtene kaluar Presidentit Donald Trump, njoftoi Zëri i Amerikës javën e kaluar.

Simbas “ZA”, po ashtu thuhet se “Zonja Kavalec, u emërua nga Presidenti Trump në korrik 2018 dhe qysh nga ajo kohë, kandidatura e saj ka qenë në pritje për t’u konfirmuar nga Komisioni i Senatit për Punët e Jashtme.

Nderkohe qe sipas rregullave të Senatit, kur koha e pritjes për konfirmim i kalon të 30 ditët, kandidatura i kthehet presidentit, por komisioni i senatit mund ta anashkalojë këtë rregull me një votë konsensuale”.

Kandidatura e zonjës Kavalec, ka qenë një prej rasteve me pritjen më të gjatë për konfirmim nga ato që i janë paraqitur komisionit të senatit.

Dhe ende nuk është e qartë se përse Komisioni i Senatit nuk e ka marrë në shqyrtim kandidaturën e zonjës Kavalec, tha Zëri i Amerikës, javen e kaluar ne programin e saj televiziv “Ditari”.

Ndërkaq, simbas shtypit amerikan Presidenti Trump - pretendon se krerët e shteteve po bëjnë thirrje për të pyetur pse Chuck Schumer, nuk po aprovon ambasadorët e caktuar nga ai, ndërsa simbas analistëve amerikan të këtyrë cështjeve thuhet se “Presidenti, po hap një front të ri në luftën e tij me demokratët mbas asaj të cështjes së Murit me Meksikën”.

Donald Trump, tha se krerët e shteteve duan të dinë pse udhëheqësi i pakicës në Senatin amerikan po i refuzojn emrimet e Shtëpisë së Bardhë, qe të hapin dritën jeshile për Ambasadorët e SHBA në vendet e tyre.

Përvec emrimeve të Ambasadorëve - shtypi amerikan shkruan se pretendohet gjithashtu se 360 zyrtar të lart të kësaj Administrate të nominuar nga Presidenti Trump, janë duke u bllokuar në Senat, sepse kreu i demokratve senatori i Nju Jorkut, Chuck Schumer, nuk do t'i lejojë ata të shërbejnë në administratën Trump, pa aprovimin e Senatit.

Shtypi amerikan shtojë se Trump nuk ka emëruar askënd në 126 pozitat që kërkojnë konfirmimin e Senatit, duke përfshirë ambasadorët e nominuar për postet e ambasadorit në Belize, Kili, Kubë, Egjipt, Estoni, Jordani, Libi, Pakistan, Singapor, Turqi, Meksikë, Shqipëri, dhe të tjerë.

Në bazë të dhënash publike marrë nga faqja zyrtare - Partneriteti për Shërbimin Publik në Uashington, tregon se nëntë prej të propozuarve të Trump nuk janë paraqitur zyrtarisht dhe 195 që kanë kaluar nëpër kanalet e duhura nuk janë miratuar nga Senati për një arsye apo një tjetër.

Prej tyre, thuhet se 65 nga të emëruarit janë zyrtar të lart që do të marrin post në Departamentin e Shtetit dhe 49 prej tyre janë të emëruar për ambasador të Shteteve të Bashkuara në vende të ndryshme, përfshirë edhe disa vende që kanë mbetur pa ambasador si Shqipëria..

Ambasadorët që janë emëruar dhe nuk kanë marrë aprovim nga senati, janë disa nga vendet që SHBA, ende nuk kanë dërguar ambasador, mbasi mandati i këtyre ambasadorëve ka përfunduar dhe janë me ushtrues detyrë të ambasadorit.

Shtypi amerikan shkruan se disa ambasador janë emëruar por ende nuk janë aprovuar për në disa vende ku SHBA i kushtojnë shumë rëndësi çështjes së ambasadorit të tyre.

Dhe, sipas shtypit amerikan në këtë situatë është përfshirë edhe Shqipëria me mos aprovimin e ambasadores së caktuar nga Trump - Kathleen Ann Kavalec.

Diplomatja e karrierës Kathleen Ann Kavalec, e emëruar si ambasadore në Shqipëri, korrikun e vitit 2018, nuk u aprovua nga senati, dhe, është duke pritur për konfirmim për shumë kohë. Emërimi i saj u ul para Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë ne Kongres, korrikun e kaluar, dhe u fut në senat, por nuk u aprovua.

Kandidatura e zonjës Kathleen Ann Kavalec, për ambasadore në Tiranë, iu kthye “mbrapsht” Presidentit Trump

Patrick Howley, i cili është një gazetar i njohur amerikan( një ish-reporter për Breitbart News Network në Washington, D.C. - “Washington Falas Beacon” dhe “Daily Caller”, i cili më parë ka shërbyer edhe si redaktor ndihmës për media prestigjoze “The American Spectator” dhe “Wall Street Journal”, dhe me gazetarin Sean Hannity), shkruan se “Departamenti Amerikan i Shtetit, është i përmbajtur fort në “skandalin e spiunazhit” të Administrates se kaluar, pjesërisht për shkak të zbulimeve të reja, rreth ish-zyrtarit të Departamentit të Shtetit dhe kandidates të postit te ambasadorit ne Tirane - Kathleen Kavalec”.

Ai thotë se bisedat e dokumentuara të Kavalec me Christopher Steele, autor i dosjes së ‘debuguar” që mban emrin e tij, kanë shumë implikime të ndryshme në rastin e Robert Mueller, e jo më pak e domosdoshme më shumë zyrtarë federalë janë të përfshirë në skandalin “Spy-Gate”.

“Bruce Ohr, një ish zyrtar i Departamentit të Drejtësisë - dhe i Fusion GPS me Nellie Ohr - do të dëshmojnë përpara Komitetit të Gjyqësorit të Kongresit, për shkak të punës së kujdesshme hetimore të Replaut Goodlatte, mbi Kavalec, Ohr dhe për bisedën e saj me Steele” shkruan Patrik Howley.

Ndërkaq, sipas “Byron York”, thuhet se : "Më 21 nëntor 2016 lojtarë të tjerë hynë në bisedë. Ohri mori një email nga Kathleen Kavalec, një zëvendëse ndihmës sekretare e shtetit në Byronë e Çështjeve Evropiane në Departamentin e Shtetit (Kavalec, tani është tani e emëruara e Presidentit Trump për të qenë ambasadore në Shqipëri.)

Kavalec i dërgoi Ohrit informacione mbi Simon Kukes, një zyrtar amerikan i lindur në Rusi, i cili kontribuoi me më shumë se 250,000 dollarë për organizatat mbështetëse të Trump, pasi ai fitoi emërimin e republikanëve më 2016.

Kavalec, tha se takoi Kukesin rreth vitit 2014, kur Tom Firestone, ia solli atë, në një referencë ndaj ish-zyrtarit të drejtësisë. Kohë kur Thomas Firestone, ishte një partner në firmën ligjore BakerHostetler të Uashingtonit.

Kavalec, gjithashtu lidhej me artikullin e “Mother Jones” për Kukesin. Ohri u përgjigj duke thënë, "Unë mund të kem dëgjuar për të nga Tom Firestone, por unë nuk mund të kujtoj se për cfarë kemi folur."

Pastaj Kavalec, duke u përgjigjur ka thënë se ajo ishte "vetëm duke rishikuar shënimet me Chris Steele" dhe se "Shoh Chris, i ka thënë se “Kukesi, ka lidhje me Serge Millian, një emigrant i cili është identifikuar nga FT si kreu i Dhomës Tregtare Ruse-Amerikane"

Por kjo nuk është e gjitha sipas “Byron York”, sepse rezulton se Kavalec, thuhet se ka qenë edhe një donatore e Hillary Clinton ne fushaten e saj 2016 per presidente.

Gazetari Paul Sperry, shkroi : "Të dhënat e FEC-it tregojnë se zyrtaria e Departamentit të Shtetit, Kathleen Kavalec, i cila i dërgoi me email Bruce Ohrin rreth" convo "-it të saj me autorin e dosjes Christopher Steele, dha 500 dollarë për ish fushatën e saj “ Hillary For America” dhe “Hillary Victory Fund”, ndërkohë që Presidenti Trump, e ka emëruar Kavalec, të jetë tani ambasadore në Shqipëri. "

Tore Lindeman, raportoi për qasjen ‘mahnitëse” të Ohrit në informata sekrete duke vënë në dukje "Hurricane Electric Exposed",:

‘Programi "Citizen Log" i FBI-së, i njohur më parë si LifeLog, është në qendër të “SpyGate” dhe ka ofruar materiale për dosjen e Christopher Steele. Fusion GPS kishte qasje në këtë bazë të të dhënave të qeverisë nëpërmjet bashkëshortit të saj Nellie Ohr, Bruce Ohr në Departamentin e Drejtësisë’ shkruan ai.

Dhe, vazhdon se konfliktuesit “SpyGate”, përdorën emrin e kodit "Crossfire Hurricane", sepse ata të gjithë po përdorin një kontraktues të quajtur Hurricane Electric, i cili ka qasje në të gjitha programet e mbikëqyrjes së FBI nga Barack Obama dhe James Comey për qytetarët amerikanë privatë.

Po simbas “Byron York”, është konfirmuar se rusët kanë sulmuar të gjithë bazën e të dhënave kur një administratë e Obamës, me një kontraktor francez, ka hedhur poshtë kodin rus në të gjitha programet e survejimit të FBI.

"Qasja në këtë server është një kalim i lirë për t'u futur në jetën e çdo kujt. Kjo është ajo që ne të ruajmë, mbledhim dhe madje të mbjellim informacione mbi dikë, deri ne "një nivel i lartë i sigurisë së brendshme të qeverisë federale”, shkruan “Byron York”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat