Mbyllja e qeverisë amerikane, paraqitet padia e tretë gjyqësore

Amerika

Mbyllja e qeverisë amerikane, paraqitet padia e tretë gjyqësore

Më: 11 janar 2019 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Një sindikatë që përfaqëson mijëra punonjës të sistemit të kontrollit ajror në Shtetet e Bashkuara ka paditur sot në gjykatë qeverinë federale. Padia thotë se pamundësia për të paguar punonjësit gjatë mbylljes së tejzgjatur të qeverisë amerikane, mund të rrezikojë sigurinë e pasagjerëve.

Në padinë e paraqitur në një gjykatë federale në Uashington D.C., Shoqata e Kontrollit të Trafikut Ajror shprehet se mohimi i rrogës së punonjësve është shkelje e të drejtave të tyre kushtetuese.

“Amerika i do kontrollorët e trafikut ajror të fokusuar në uljen e sigurt të aeroplanëve dhe në monitorimin e rrugëve ajrore të Amerikës, dhe jo të shpërqendruar nga çështje financiare dhe nga ankthi i pasigurisë financiare”, shkruhet në padi.

Deri më tani, janë njoftuar të paktën tre padi gjyqësore të paraqitura nga sindikata që përfaqësojnë punonjësit federalë të qeverisë amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat