Më shumë se gjysma e SHBA-së do të goditet nga një stuhi e madhe bore

Amerika

Më shumë se gjysma e SHBA-së do të goditet nga një stuhi e madhe bore

Më: 12 janar 2019 Në ora: 16:38
SHBA

Një stuhi e furishme dimri po i afrohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Disa pjesë tashmë janë përfshirë nga reshjet e dendura. Meteorologët thonë se shiu do të shndërrohet në borë dhe trashësia e saj pritet ta arrijë nivelin e 45 centimetrave në Denver.

Trashësi e përafërt e borës pritet të jetë edhe në Missouri dhe Saint Louis. Ndërkaq, në pjesën lindore të SHBA-së pritet sasi më e vogël e të reshurave. “Stuhia pritet ta shkaktojë një mot të lig në pjesën qendrore të vendit dhe pastaj të vazhdojë drejt lindjes”, tha Randy Adkins, meteorolog në qendrën për parashikime të motit.

Një faqe e internetit ka raportuar për 1431 anulime të fluturimeve dhe mbi 12 mijë vonesa gjatë të premtes, të cilat janë shkaktuar nga sasia e madhe e borës nëpër aeroporte. Duke pasur parasysh që stuhia do të zhvendoset edhe në rajonet me popullsi të dendur në veri-lindje, ajo pritet të shkaktojë pengesa në trafikun tokësor dhe ajror nga Kansas City deri në Indianapolis.

Zyrtarët për menaxhimin e emergjencave po përgatiten për bllokimet e mundshme në trafik dhe ndaljen e rrymës. Sidoqoftë, stuhia nuk pritet të jetë më e rënda në histori të këtij rajoni. Ajo pritet të sjellë reshje me trashësi deri 10 centimetra në Washington, para se të zhvendoset në ujërat e Oqeanit Atlantik, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat