SHBA kritikon Iranin për lëshimin e satelitit

Amerika

SHBA kritikon Iranin për lëshimin e satelitit

Më: 16 janar 2019 Në ora: 18:41
Sipas Teheranit, programi i saj hapësinor e satelitor nuk kanë qëllime ushtarake dhe se do të vazhdojë

Shtetet e Bashkuara kritikuan përpjekjen e dështuar të Iranit për të nisur një satelit nëorbitë.

Zyrtarët iranianë thanë se lëshimi dështoi kur raketa që mbante satelitin nuk arritishpejtësinë e duhur për ta çuar atë në orbitë.

Sipas Teheranit, programi i saj hapësinor e satelitor nuk kanë qëllime ushtarake dhe se do të vazhdojë.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se lëshimi shkel një rezolutë të Këshillittë Sigurimit të OKB-së të vitit 2015 që i kërkon Iranit të ndalë veprimtarinë përprodhimin e teknologjisë së raketave balistike për tetë vjet.

Rezoluta është pjesë e marrëveshjes bërthamore mes gjashtë vendeve dhe Iranit, nga ecila SHBA u tërhoq vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat