Pence: Shteti Islamik është mundur

Amerika

Pence: Shteti Islamik është mundur

Më: 16 janar 2019 Në ora: 20:34
Nënpresidenti amerikan, Mike Pence

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence tha se “Shteti Islamik është shpërbërë” dhe rrjeti i militantëve “është mundur”.

Ai i bëri këto komente në Departamentin e Shtetit disa orë pasi Ushtria amerikane njoftoi se disa pjesëtarë të saj janë vrarë gjatë një sulmi në qytetin Manbixh të Sirisë.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Shteti Islamik.

Nënpresidenti Pence tha se trupat amerikane do të tërhiqen nga Siria siç ka njoftuar më herët edhe presidenti Donald Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat