Pence: Dënojmë sulmin kamikaz në Siri, por vazhdojmë me tërheqjen e ushtarëve

Amerika

Pence: Dënojmë sulmin kamikaz në Siri, por vazhdojmë me tërheqjen e ushtarëve

Më: 17 janar 2019 Në ora: 06:36
Mike Pence

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence tha të mërkurën se ai dhe presidenti Donald Trump dënuan një sulm vetëvrasës me bombë në Siri, që la të vrarë të paktën 19 vetë, duke përfshirë katër trupa amerikane, por përsëriti se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë me planin e tyre për të tërhequr trupat nga vendi.

“Falë guximit të forcave tona të armatosura, ne kemi shtypur kalifatin e ISIS-it dhe shkatërruar aftësitë e saj. Ndërsa ne fillojmë të sjellim trupat tona në shtëpi … ne kurrë nuk do të lejojmë që mbetjet e ISIS të rivendosin kalifatin e tyre të ligë dhe vrasës”, tha Pence në një deklaratë.

Në muajin Dhjetor, presidenti i Shteteve të Bashkuara njoftoi se Pentagoni do të tërheqë trupat ushtarake nga Siria, pasi sipas Trump, misioni për të zhdukur ISIS-in, ishte kryer tashmë me sukses, por ky vendim hasi në debate të shumta.

Turqia është vendi që merr një rol të rëndësishëm në Siri tashmë, bashkë me Rusinë, por sjellja me kurdët (aleatë të SHBA-ve në luftën në Siri), të cilësuar nga Ankaraja si terroristë, por të marrë në mbrojtje nga vetë Uashingtoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat