Demokratët akuzojnë Trumpin

Amerika

Demokratët akuzojnë Trumpin

Nga: E.K Më: 19 janar 2019 Në ora: 16:10
Donald Trump

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA, premtojnë se do të hetojnë raportet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe avokatin e tij Michael Cohen, pasi një raporti mediatik tha se Trump drejtoi Cohen që të gënjejë Kongresin në kundërshtim me ligjin amerikan, shkruan timesofindia.indiatimes, transmeton "Bota sot".

“Pretendimi se presidenti i SHBA mund të ketë nënshtruar provat e falsifikuara përpara komisionit, në një përpjekje për të kufizuar hetimet dhe për të mbuluar marrëdhëniet e tij të biznesit me Rusinë është një nga më seriozët e deritanishme ", tha kreu i komisionit të inteligjencës amerikane Adam Schiff.

Akuzat për lidhjet e Donald Trump me Rusinë kanë filluar tash e disa kohë, konkretisht që kur ai u zgjodh President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 2016. Akuzat filluan se zgjedhjet i kishte fituar me ndihmën e Rusisë dhe më vonë për bizneset e mundshme me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat