Trump ka gati propozimin për kompromis për hapjen e qeverisë

Amerika

Trump ka gati propozimin për kompromis për hapjen e qeverisë

Më: 20 janar 2019 Në ora: 06:26
Presidenti Donald Trump

Presidenti Donald Trump pritet që të ofrojë një marrëveshje për t’i dhënë fund krizës së emigrantëve dhe çështjes së murit që do të ndërtojë në kufi me Meksikën.

Ujdia që do të bëhet publike sot, siç citojnë mediat amerikane, do t’i japë fund ndërprerjes së pjesshme 29-ditore të punës së qeverisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kompromisi që do t’u ofrohet demokratëve, thotë një burim, nuk e bën presidentin të heqë dorë nga planet për murin kufitar prej 5.7 miliardë dollarësh.
Trump pritet të ofrojë mbrojtje për emigrantët e rinj pa dokumente, por duket se nuk ka ndërmend të shpallë gjendjen e emergjencës në kufi, siç kishte kërcënuar më herët, thonë burime për Reuters, gjë që do t’i jepte atij mundësi për të siguruar fondet për murin.

Ndërkohë në një shfaqje simbolike kundër ndërprerjes së punës në administratë, ish presidenti Xhorxh W. Bush shpërndau pica për disa anëtarë të shërbimit sekret që e mbrojnë, e të cilët nuk janë paguar ende për shkak të ngërçit burokratik.

“Është koha që liderët të lënë mënjanë politikën dhe të bashkohen që t’i japin fund kësaj situate”, shkruan Bush në profilin e tij në Instagram. “Ky bllokim zgjati më shumë se çdo herë tjetër në historinë e ShBA-ve. Rreth 800 mijë anëtarë të personelit federal punojnë pa rrogë mes të cilëve 85 për qind e shërbimit sekret, ndërsa të tjerë kanë mbetur në shtëpi gjatë kësaj kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat