Përplasje fatale midis dy autobusëve në Bolivi, 22 të vdekur

Amerika

Përplasje fatale midis dy autobusëve në Bolivi, 22 të vdekur

Më: 20 janar 2019 Në ora: 19:22
Bolivi

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën si dhe 37 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti midis dy autobusëve në Bolivi.

Autoritetet boliviane kanë bërë të ditur se disa nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe për këtë arsye mund të rritet numri i personave të vdekur, shkruan Euronews.

Në një raport të Policisë thuhet se aksidenti u shkaktua për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së kufizuar dhe dyshohet se njëri nga autobusët mund të ketë qenë në kahun e gabuar të rrugës.

Raportohet se aksidentet e tilla ndodhin shpesh në Bolivi për shkak të autostradave të ngushta që ndodhen atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat