Kryetari i Parlamentit të Venezuelës vetëshpallet president i vendit

Amerika

Kryetari i Parlamentit të Venezuelës vetëshpallet president i vendit

Më: 23 janar 2019 Në ora: 19:28
Juan Guaido

Kryetari i Parlamentit venezuelas, Juan Guaido është vetëshpallur sot president i vendit.

Kryetari i Parlamentit,  që kontrollohet nga opozita, u vetëshpall sot president në detyrë para mijëra përkrahësve të mbledhur në Karakas.

“Betohem të marr formalisht kompetencat e ekzekutivit kombëtar si president në detyrë të Venezuelës për të krijuar një qeveri të tranzicionit dhe për të realizuar zgjedhje të lira”, deklaroi ai. 

Nga ana tjetër edhe presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar menjëherë duke njohur presidentin e Parlamentit si të përkohshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat