Marshi kundër presidentit të Venezuelës rezulton me viktima

Amerika

Marshi kundër presidentit të Venezuelës rezulton me viktima

Më: 23 janar 2019 Në ora: 20:07
Garda Kombëtare e Venezuelës.

Mijëra persona janë mbledhur rreth Venezuelës për të marshuar kundër presidentit të këtij shteti, Nicolas Maduro.

Katër persona është thënë të kenë vdekur në përleshje para nisjes së protestës, teksa policia ka tentuar të mobilizojë protestuesit.

Presidenti i Asamblesë Kombëtare, Juan Guaidó, i cili ka organizuar marshin opozitar, e ka quajtur këtë ngjarje “historike”.

Qeveria amerikane ka treguar mbështetje për Guaidon dhe i ka bërë thirrje presidentit Maduro që të largohet.

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka përshkruar Maduron “të paligjshëm” dhe ka thënë se do të përdorë “gjithë fuqinë ekonomike dhe atë diplomatike të Shteteve të Bashkuara për të shtyrë përpara rikithimin e demokracisë në Venezuelë”.

Edhe nënpresidenti amerikan, Mike Pence ka shfaqur publikisht mbështetjen e tij për protestuesit opozitarë.

Në një shkrim të publikuar në Wall Street Journal, Pence ka thënë se Shtetet e Bashkuara “mbështesin fuqishëm Asamblenë Kombëtare dhe Guaidon”.

“Nicolas Maduro nuk ka më legjitimitet. Maduro duhet të largohet”, ka thënë ai.

Në pamjet fillestare të protestave të së mërkurës është parë se si disa protestues të Gardës Kombëtare janë përleshur me forcat e sigurisë në kryqytetin e Venezuelës, Karakas.

Protestuesit kundër qeverisë janë mbledhur “në disa qytete” rreth shtetit, ka raportuar gazeta Tal Cual, të mërkurën.

Në ndërkohë në Venezuelë janë duke u zhvilluar protesta edhe në mbrojtje të Maduros.

Guaidó ka bërë thirrje për protesta pasi Maduro është betuar për mandatin e dytë presidencial këtë muaj.

Ai është rizgjedhur në maj të vitit 2018, ndonëse këto votime janë bojkotuar nga opozita dhe janë dënuar nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar.

Guaido synon të zëvendësojë Maduron dhe të udhëheqë si president me mandat të përkohshëm derisa të organizohen zgjedhjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat