Uashingtoni kërkon mbledhje urgjente për Venezuelën

Amerika

Uashingtoni kërkon mbledhje urgjente për Venezuelën

Më: 24 janar 2019 Në ora: 23:29
OKB

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për krizën që ka përfshirë Venezuelën, ndërkohë që protestat vazhdojnë, ministri i Mbrojtjes paralajmëroi për një luftë civile.

Misioni amerikan në OKB konfirmoi në një mesazh në Twitter se Uashingtoni kërkoi një takim me dyer të hapura të shtunën në orën 09:00. 

Nga ana tjetër presidenti venezuelas Nicolas Maduro njoftoi mbylljen e ambasadës dhe të konsullatës së vendit të tij në SHBA, pasi sipas tij theu marrëdhëniet diplomatike Uashingtoni me njohjen e opozitarit Juan Guaido si president i përkohshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat