Rinisin negociatat për një zgjidhje të përkohshme të “shutdown”

Amerika

Rinisin negociatat për një zgjidhje të përkohshme të “shutdown”

Më: 25 janar 2019 Në ora: 10:05
Donald Trump

Pas javësh të gjata pa asnjë zhvillim, negociatat rinisën më në fund në SHBA mes demokratëve dhe republikanëve dhe pritet të vijojnë sot për të gjetur një zgjidhje të përkohshme të “shutdown-it” më të gjatë në historinë amerikane.

Të enjten, plani i propozuar nga Donald Trump dhe një kundër-propozim demokrat për të nxjerrë vendin nga kolapsi buxhetor nuk i dolën mbanë të mblidhnin votat e nevojshme në Senat.

Prej më shumë se një muaj, parlamentarët dhe presidenti republikan debatojnë për çështjen që vijon të jetë pengesa kryesore në negociata, murin që Donald Trump kërkon të ndërtojë në kufirin me Meksikën për të luftuar kundër emigracionit të paligjshëm.

Duke e cilësuar këtë projekt ‘’të gabuar’’ dhe kryesisht joefikas, demokratët refuzojnë me një qëndrim të prerë kundër projektit prej 5,7 miliardë dollarë për financimin e ndërtimit të murit, duke propozuar në këmbim masa të tjera të kontrollit në kufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat