SHBA, pranë marrëveshjes për rihapjen e qeverisë

Amerika

SHBA, pranë marrëveshjes për rihapjen e qeverisë

Më: 25 janar 2019 Në ora: 19:50
SHBA

Presidenti Trump pritet të mbështesë një projekligj për financimin afatshkurtër të qeverisë, sipas burimeve të televizionit CBS që i referohen një zyrtari të lartë të administratës.

Zyrtari informoi CBS-n se debati lidhur me sigurinë në kufi do të vazhdojë, por financimi i përkohshëm për zgjidhjen e problemit do të siguronte pagesat për punonjësit federalë.

Pritet që në 1 e 30 me orën lokale të Uashingtonit Presidenti Trump të bëjë një deklaratë për median.

Njoftimi vjen ndërkohë që mbyllja e pjesshme e qeverisë ka hyrë në ditën e 35./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat