Shitet për 238 milionë dollarë vila më e shtrenjtë në Amerikë

Amerika

Shitet për 238 milionë dollarë vila më e shtrenjtë në Amerikë

Më: 25 janar 2019 Në ora: 23:44
Amerikë

Është shitur për 238 milionë Dollarë shtëpia më e shtrenjtë në historinë amerikane. E ka blerë Ken Griffin, investitor i njohur dhe drejtues i kompanisë Citadel. Shtëpia ndodhet në Manhatan, në këtë gradaçelë, e njohur si bunkeri i miliarderëve.

Janë gjithsej katër kate, nga i 50 tek i 53-ti, të cilët ofrojnë një pamje madhështore të Central Park.

Nga ambientet e brendshme të shtëpisë nuk ofrohen shume imazhe, por sipas informacioneve shtëpia  ka shërbyer si një club privat, me salla intime, ambiente sportive, përfshirë fushe basketbolli, një biblioteke, bar dhe restorant të brendshëm.

Griffin ka shpenzuar deri tani në të gjithë botën 700 milionë Dollarë në pasuri të paluajtshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat